Vlorë, gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati

Vlorë, gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati

Dy mina janë zbuluar në murin e një pallati 4-katësh në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Mjetet shpërthyese dyshohet se ndodheshin aty prej shumë vitesh dhe mund të jenë armatime të mbetura nga viti 1997. Ngjarja është evidentuar gjatë orëve të pasdites, kur banorët e pallatit kanë konstatuar praninë e dy minave brenda murit, pranë sahatit të energjisë elektrike, në hyrje të ndërtesës. Dyshohet se amortizimi i murit ka bërë që mjetet shpërthyese të bëhen të dukshme, duke alarmuar banorët, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë e Vlorës.