Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, nuk po përballet për herë të parë me hetimin e një drejtuesi të Shërbimit Informativ të Shtetit. Më shumë se dy dekada më parë, në vitin 2003 kur shërbente si prokuror në Tiranë, Dumani hetoi dhe dërgoi në gjyq ish-shefin e SHISH-it, Fatos Klosi, me akuzën e shpërdorimit të detyrës për abuzim me fondet në 15 tendera publikë, proces ky që përfundoi një vit më vonë me pafajësinë e Klosit në Gjykatën e Tiranës. Sot, historiku përsëritet me masat e marra ndaj Vlora Hysenit, e cila akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Hetimet e sotme që çuan në pezullimin dhe arrestin e shtëpisë për Hysenin burojnë nga zbërthimi i të dhënave...
Burimi:
javanews.al