“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

Politikani Enkelejd Alibeaj ka ngritur alarmin se ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni mund të përdorë informacione dhe dosje për të goditur persona dhe institucione të ndryshme. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, Alibeaj tha se sjellja e Hysenit, përbën një qasje shantazhuese dhe në shënjestër mund të jenë prokurorë, gjyqtarë, apo vet kryeministri. Sipas Alibeajt Hyseni nuk është vetëm, por është një inxhinieri e tërë njerëzish që janë në të njëjtin hall. “Më e rënda është sjellja që ka mbajtur zonja (Vlora Hyseni). Është qasja për të bërë shantazh. E bëri sot. Pra ajo është futur në një modus mbrojtje, dhe jo vetëm ajo, por edhe shumë të tjerë që ndihen të rrezikuar. Si mund ta bëjë? Me...