Vllaznia realizon revanshin, Balaj i jep tri pikë ndaj Partizanit
Në ‘Air Albania’ Vllaznia kaloi 0-1 Partizanin për javën e 12-të Superiore pas një goli të Bekim Balajt shënuar me penallti në të 56′. Përgjithësisht një ndeshje ku Partizani dominoi me lojë dhe raste dhe iu afrua disa herë golit, madje dhe shënuan në fund të pjesës së parë por që më pas VAR e anulloi për një prekje me dorë. Në të dytën të kuqtë patën mundësi të shfytëzonin më mirë epersinë e lojtarëve në fushë pas daljes me të kuq të Obina për shkodranët.Pas kësaj humbje Partizani mbetet në fund me 10 pikë ndërsa Vllaznia ngjitet në kuotën e 15 pikëve./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al