Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë…

Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë…

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga dita e sotme pjesë e saj është bërë edhe futbollisti Edon Murataj. Me këtë lojtar, i cili pas pak ditësh mbush 23 vjeç, drejtuesit e klubit kanë firmosur një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe një sezon tjetër. Murataj luan në rolin e sulmuesit të krahut dhe është formuar si futbollist në Belgjikë tek klubi i Antwerp ndërsa në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e futbollit austriak. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Edon! Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni...