Vllaznia në “krizë” institucionale, dështon seanca stërvitore…

Vllaznia në “krizë” institucionale, dështon seanca stërvitore…

Në vigjilje të derbit të madh të kryeqytetit Partizani- Tirana, vëmendja spostohet së fundi te ai Vllaznia- Dinamo i programuar për në 11 tetor ora 18:30 në “Loro Boriçi”. Skuadra shkodrane dhe vetë klubi janë në një ngërç i cili me gjasë vjen nga moskorrektësia e klubit për të likujduar pagat e futbolistëve. Madje seanca e paradites ishte ajo që evidentoi problemin pasi kjo seancë dështoi për shkak të mungesës së futbollistëve. Edhe Drejtori Sportiv Vioresin Sinani u fol këtë paradite se ka dhënë dorëheqjen por më pas vetë zyrtari tha se vijon i qetë në postin e tij në respekt të kontratës me klubin. Ndërkaq hungarezi Çaba Laszno, trajneri i ri i kuqebluve, ka kërkuar informacion lidhur me futbolistët e rinj të Akademisë Vllaznia....