Vllaznia mund Elbasanin dhe feston 107-vjetorin si e para në klasifikimin elitar të futbollit shqiptar

Vllaznia mund Elbasanin dhe feston 107-vjetorin si e para në klasifikimin elitar të futbollit shqiptar

Vllaznia mori një fitore dramatike 2-1 ndaj AF Elbasanit në stadiumin ‘Loro Boriçi’, duke krijuar një shkëputje të rëndësishme prej pesë pikësh nga ndjekësja më e afërt, Egnatia. Emocionet në Shkodër arritën kulmin me golin e fitores të shënuar nga Kevin Dodaj në minutën e pestë shtesë. Shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 23-të, kur pas një aksioni të gjatë sulmues, Balaj gjeti rrugën e rrjetës dhe mposhti Janaçek. Vendasit krijuan edhe raste të tjera me Kastratin dhe Kallakun, ndërsa Elbasani rrezikoi në fundin e pjesës së parë me Boye, por portieri Pohls reagoi saktë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Vllazninë. Në pjesën e dytë loja u bë më e luftuar. Vllaznia pretendoi për penallti për një prekje me dorë në zonë,...