Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vlahovic refuzon milionat e arabëve dhe Turqisë, kërkon të ribashkohet me Allegri te Milan
Juventus po negocion me PSG-në për të mbajtur Kolo Muani, ndërkohë që flirton në merkato edhe me Osimhen, David dhe Gyokeres. Gjithçka për të vendosur për sulmuesin kryesor, pasi duket se Dusan Vlahovic ka ndërmend të largohet. Serbi ka ende edhe një vit nga kontrata e tij, ndaj aktualisht po bllokon merkaton e bardhezinjve. Sipas “Tuttosport”, nuk mungojnë ofertat, madje edhe ato të pasura nga Arabia e Turqia, ku e kërkon Jose Mourinho. Por Vlahovic synon të luajë në kampionatet elitare, madje dëshiron të qëndrojë në Itali, duke i “shkelur syrin” rivalëve të Milan, që gjithashtu po kërkojnë një sulmues....