Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
VKM/ Shteti mbulon shpenzimet e mjekimit për drejtoreshën e APP
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të drejtoreshës së Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta, në masën 2 milionë e 300 mijë lekë. VKM: V E N D I M PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË ZNJ. REIDA KASHTA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.15, datë 9.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2025”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë...