VKM/ Nga paga te antikorrupsioni, roli dhe përgjegjësitë e reja të Ministrisë së Administratës Publike!
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e plotë të fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Administratës Publike. Sipas këtij akti, misioni kryesor i këtij dikasteri mbetet “zhvillimi i një administrate publike profesionale, të bazuar në meritë dhe të orientuar drejt rezultateve”, si dhe “përmirësimi i cilësisë dhe aksesit në shërbimet publike, forcimi i pjesëmarrjes qytetare, transparencës dhe llogaridhënies”. Me anë të këtij vendimi, shfuqizohet zyrtarisht Vendimi nr. 522 i shtatorit 2025 (i cili rregullonte përgjegjësitë e dikurshme të Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin), duke kaluar tashmë të gjitha kompetencat drejt një strukture të konsoliduar ministrore. Fushat kryesore të veprimtarisë dhe kompetencat e reja Vendimi përcakton disa shtylla kryesore mbi të cilat do të shtrihet veprimtaria e ministrisë. Sektorët strategjikë...
Burimi:
javanews.al