Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Vizita e Hanrahan/ Trump përgatitet për një marrëveshje të re midis Kosovës dhe Serbisë
‘Administrata e presidentit amerikan Donald Trump aktualisht po përgatitet të marrë përsipër marrëveshjen e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, dhe është e mundur që të ketë një zgjerim të detyrimeve të Marrëveshjes së Uashingtonit nga viti 2020” – ky është një nga interpretimet e vizitës së fundit të Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë. Ndërsa Hanrahan u takua me Presidentin Aleksandar Vuçiç në Serbi, në Kosovë ai pati një sërë takimesh me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës, si dhe përfaqësues të Listës Serbe...