Vizita e Berishës në SHBA, Mediu: Një fazë rifillimi e kontakteve mes autoriteteve amerikane dhe opozitës në nivele të larta
Lideri i opozitës shqiptare pritet të zhvillojë një udhëtim të rëndësishëm më 9 shtator drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Konventën Republikane. Ky udhëtim vjen në një moment kritik për politikën shqiptare, ku protestat kërkojnë me çdo kusht dorëheqjen e qeverisë. Në një intervistë për Syri tv në edicionin e mesditës me moderatorin Beld Marku, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, e ka cilësuar këtë vizitë si një fazë rifillimi të kontakteve normale mes autoriteteve amerikane dhe opozitës shqiptare në nivele të larta. Është koha për të rindërtuar urën e prishur që u shkatërrua nga dizenjimet "non grata", duke kaluar nga një politikë e jashtme spontane dhe personale, drejt një marrëdhënieje strikte institucionale me Departamentin e Shtetit dhe Kongresin Amerikan....
Burimi:
syri.net