Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
Viti i ri shkollor do të nisë të hënën e dytë të shtatorit, pra më datë 8 shtator. Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzimin për strukturën e vitit shkollor, i cili përfshin të gjitha ciklet, përfshirë shkollat e arsimit bazë 9-vjeçar, shkollat e mesme të përgjithshme, por edhe arsimin profesional. Ministria e Arsimit ka miratuar edhe pushimet e dimrit, të cilat për të gjithë arsimin parauniversitar nisin më 22 dhjetor, ndërsa rikthimi në shkollë bëhet pas festave të fundvitit, më 5 janar 2026. Po ashtu, në këtë udhëzim janë përcaktuar edhe pushimet në mbyllje të semestrit të dytë për shkollat...