No Image Available

Viti i ri akademik, Meta: Universiteti duhet të jetë vendi ku ndërtohet e ardhmja e Shqipërisë

Me nisjen e vitit të ri akademik, ish-presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh urimi për studentët dhe pedagogët, duke e vendosur arsimin e lartë në qendër të vëmendjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta u ka uruar suksese studentëve dhe pedagogëve, ndërsa ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e arsimit të lartë në Shqipëri. Sipas Metës, universiteti duhet të jetë një prej institucioneve kryesore ku formohet e ardhmja e vendit. Ai pretendon se arsimi i lartë përballet me probleme që, sipas tij, lidhen me financimin, pagat e pedagogëve, reformat dhe autonominë akademike. “Universiteti duhet të jetë vendi ku ndërtohet e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan Meta. Meta: Arsimi duhet të jetë prioritet kombëtarNë mesazhin e tij, ish-presidenti argumenton se Shqipëria duhet ta trajtojë...