Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, përcolli sot më 5 tetor një mesazh për fillimin i vitit të ri akademik. Kreu i Shtetit u uroi studentëve dhe pedagogëve një vit akademik sa më të suksesshëm. Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit inkurajoi të rinjtë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi me përkushtim për formimin e tyre profesional, duke nënvizuar se investimi në arsim dhe dije përbën investimin më të sigurt për zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit. Presidenti i Republikës theksoi, gjithashtu, rolin e pazëvendësueshëm të universiteteve në formimin e brezave të rinj. Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj: “Sot nis një vit i ri akademik, një udhëtim i ri përkushtimi dhe sfidash për studentët dhe pedagogët. Universitetet janë vatrat ku formohen jo...