Viti 1921: Shpallja e Republikës së Mirditës, me ndihmën e Serbisë

Viti 1921: Shpallja e Republikës së Mirditës, me ndihmën e Serbisë

Nga Agron Shala Cilat janë ngjarjet që kanë shënuar shqiptarët dhe botën në vitin 1921? Komunizmi nis të përhapet nëpër botë. Më 1921 formohet Partia Komuniste e Italisë, e Çekosllovakisë, e Portugalisë, e Spanjës, e Kinës … Ushtria e Kuqe invadon në Gjeorgji, ndërsa ndodh puçi ushtarak i udhëhequr nga Reza Khan dhe Zia’eddin Tatabaee, që më 1925 do të sjell fundin e dinastisë Qajar në Iran. Në Irlandë vazhdon lufta për pavarësi, me sulme ndaj forcave britanike. Luftimet marrin fund më 6 dhjetor, kur Traktati Anglo-Irlandez e pranon Shtetin e Lirë të Irlandës që përfshinte 26 prej 32 konteve irlandeze. Më 12 mars, Marshi i Pavarësisë miratohet si himn zyrtar i Turqisë. Autor i himnit është shqiptari me origjinë nga Shushica e Istogut në Kosovë, Mehmet...