Vitaminat B, thelbësore për shëndetin: Si ndikojnë te energjia, truri dhe sistemi nervor

Vitaminat B, thelbësore për shëndetin: Si ndikojnë te energjia, truri dhe sistemi nervor

Ndërsa përgjithësisht e kuptojmë rëndësinë e vitaminës C për një sistem imunitar të shëndetshëm dhe të vitaminës D për kocka dhe dhëmbë të fortë, vitaminat B janë ndoshta më pak të njohura. Në fakt, nuk ekziston vetëm një „vitaminë B”; përkundrazi, bëhet fjalë për një grup prej tetë vitaminash të ndryshme. Secila prej tyre është "thelbësore, megjithëse disa kryejnë funksione të ndryshme, ndërsa të tjerat kanë funksione të përbashkëta”, thotë Bini Suresh, përgjegjëse për shërbimet e dietologjisë dhe terapisë në Cleveland Clinic London dhe zëdhënëse e Shoqatës Britanike të Dietologjisë. Megjithëse trupi mund të prodhojë sasi të vogla të disa vitaminave B, "kontributi i tyre në plotësimin e nevojave tona ndryshon dhe nuk mund të zëvendësojë në mënyrë të besueshme burimet ushqimore. Prandaj, këshilla praktike...