Virgil van Dijk kujton Diogo Jota: Të luajmë futboll pa të është surreale, nuk do ta harrojmë kurrë

Virgil van Dijk kujton Diogo Jota: Të luajmë futboll pa të është surreale, nuk do ta harrojmë kurrë

Fillimi i sezonit është gjithnjë e më afër. Para nisjes së Premier League, Liverpool-i do të përballet me Crystal Palace në “Community Shield”, një trofe që “Reds” duan ta fitojnë dhe t’ia dedikojnë Diogo Jotës, i cili humbi jetën tragjikisht pak javë më parë në një aksidenti rrugor. Kujtimi i tij është ende shumë i gjallë, veçanërisht te bashkëlojtarët. Para miqësores ndaj Athletic Bilbao, kapiteni Virgil van Dijk ka folur për atmosferën emocionale në dhomën e zhveshjes: “Është ende surreale, është e çuditshme të rikthehemi të luajmë futboll pa të”. Për herë të parë pas ndarjes nga jeta të Diogo Jota, Liverpool-i do të zbresë në fushën e “Anfield” për një miqësore luksi kundër Athletic Club. Dy skuadra me histori të pasur në futboll, një...