Vijon prej 24 orësh zjarri në kodrat e Bardhajve, flakët ‘kërcënojnë’ banesat

Vijon prej 24 orësh zjarri në kodrat e Bardhajve, flakët ‘kërcënojnë’ banesat

Prej më shumë se 24 orësh vijon të jetë aktiv zjarri në zonën e Myselimit dhe në kodrat e Bardhajve, në Shkodër. Gazetarja e Klan News Emi Kalaja raporton se flakët po përhapen në një sipërfaqe pyjore me pisha, ndërsa era e fortë dhe terreni i thyer po vështirësojnë ndërhyrjen e mjeteve. Situata më problematike paraqitet në Bardhaj, ku një vatër e zbritur nga kodra është afruar pranë zonës së banuar. Zef Dushi, banor i zonës, tregon se pranë banesës së tij janë djegur ullinj dhe mjete bujqësore, ndërsa apelon për ndihmë nga institucionet. Një tjetër banor kërkon vijimin e ndërhyrjes nga ajri, duke paralajmëruar se, pa mbështetjen e helikopterit, situata mund të përkeqësohet. Në terren janë angazhuar zjarrfikësit, Shërbimi Pyjor, Emergjencat Civile, përfaqësues të...