Vijojnë tensionet, përplasje e dhunshme mes policisë dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
Nuk kanë mungiuar tensionet mes protestuesve dhe policisë së Shtetit para Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe pllakat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe duke thyer xhamat e dritareve. Më pas ata u futën brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “digje, digje”… Pas kësaj, ata tentuan të shqyenin derën e hekurtit dhe të futeshin brenda në godinë. Ndërkohë kanë hedhur edhe flakadanë. Policia ka ndërhyrë duke krijuar një kordon, ndërsa disa protestues janë shoqëruar. Ka pasur edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve dhe disa efektivë e studentë kanë mbetur të lënduar Më pas autoboti i ujit ka ndërhyrë me presion uji, teksa edhe një protestuese ka mbetur e lënduar pasi ishte e gjakosur...
Burimi:
kohajone.com