Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Vijojnë aludimet për Titan-in: ku u gabua?
Një eksperti sugjeroi se nëndetësja Titan mund të jetë dëmtuar kur u tërhoq nga anija mëmë në vendin e zhytjes. Nëndetësja Titan e Ocean Gate ishte menduar të zhytej në rrënojat e Titanic-ut kur pësoi një shpërthim katastrofik që rezultoi në vdekjen e të pesë njerëzve në bord. Ata ishin CEO i Ocean Gate Stockton Rush, zhytësi francez Paul-Henry Nargeolet, baba e bir Shahzad dhe Suleiman Dawood dhe miliarderi britanik Hamish Harding. Nëndetësja është bërë nga fibra karboni, gjë që ka shkaktuar shqetësim tek ekspertët, madje disa kanë komentuar edhe natyrën eksperimentale të nëndetëses para se të përjetonte një shpërthim fatal. Forma e nëndetëses ka ngritur gjithashtu shqetësime, me disa që sugjerojnë se vendimi për ta bërë atë në formë pilule dhe jo një sferë...