Vieri promovon Espositon: Do ta thyejë rekordin e Gigi Rivas me kombëtaren italiane

Vieri promovon Espositon: Do ta thyejë rekordin e Gigi Rivas me kombëtaren italiane

8 Tetor 2026 15:14 Alfred Lleshi “Do të thyejë rekordin e Gigi Rivas”. Me këtë parashikim, Christian Vieri ka promovuar të ardhmen e Francesco Pio Espositos me kombëtaren italiane. Sulmuesi i Interit ka arritur tashmë 7 gola me Italinë, duke u bërë i dyti më i ri në histori që e arrin këtë shifër. Vetëm Giuseppe Meazza ishte më i hershëm; e arriti kuotën e 7 golave në moshën 20 vjeç e 155 ditë, më 25 janar 1931, madje në atë ndeshje ndaj Francës shënoi tre gola dhe shkoi menjëherë në kuotën 9. Esposito e ka arritur këtë shifër në moshën 21 vjeç e 99 ditë. Gigi Riva mbetet më i shpejtë për nga ndeshjet; kur shënoi golin e shtatë ishte 23 vjeç, 7 muaj...