Vidhet libri më i çmuar në botë: 210 kilogramë art, ar dhe gurë të çmuar

Vidhet libri më i çmuar në botë: 210 kilogramë art, ar dhe gurë të çmuar

Një tjetër vjedhje e rëndë godet botën e artit në Francë. Persona ende të paidentifikuar kanë marrë nga një qendër arti në Auvergne veprën monumentale “L’Apocalypse”, të zbukuruar me ar e gurë të çmuar dhe të vlerësuar në disa milionë euro. Vetëm kopertina e realizuar nga Salvador Dalí peshon rreth 150 kilogramë. Një prej veprave më të pazakonta të artit dhe botimeve të shekullit XX është zhdukur nga Qendra e Artit Bashkëkohor në Issoire, në rajonin francez të Auvergne. Hajdutët arritën të merrnin “L’Apocalypse”, një vepër monumentale me peshë rreth 210 kilogramë, e cila ndërthur artin, letërsinë dhe mjeshtërinë e librit. Vjedhja ka tërhequr vëmendje jo vetëm për vlerën e veprës, që llogaritet në disa milionë euro, por edhe për përmasat e saj. Vetëm kopertina...