VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat
Një zjarr ka rënë në ambientet e jashtme të një pallati në Lushnje, duke shkaktuar panik te banorët e godinës. Si pasojë e temperaturave të larta, është thyer xhami i garazhit të pallatit, ndërsa tymi ka depërtuar brenda ambienteve. Situata ka alarmuar banorët, të cilët kanë nisur të nxjerrin automjetet nga garazhi. Nga nxehtësia ka plasur edhe tubi i ujit që furnizon pallatin. Zjarri është neutralizuar nga shërbimet zjarrfikëse. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të tjera materiale.
Burimi:
javanews.al