VIDEO/ Zjarri përfshin kodrat e Kropishtit, flakët afrohen rrezikshëm drejt banesave
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele kodrat e fshatit Kropisht, në Bashkinë Selenicë. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe po afrohen drejt banesave, duke krijuar rrezik për zonën e banuar. Sipas informacioneve paraprake, zjarri vijon të përhapet dhe situata mund të përkeqësohet nëse flakët nuk vihen nën kontroll gjatë orëve në vijim. Në momentet e raportimit, forcat zjarrfikëse të Bashkisë Selenicë nuk kishin mbërritur ende në vendngjarje. Ndërkohë, banorët ndodhen përballë rrezikut të përhapjes së flakëve drejt banesave. Autoritetet pritet të ndërhyjnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonën e banuar.
Burimi:
javanews.al