VIDEO – Vllaznia gjen fitoren e parë në javën e gjashtë të Superiores, “era hungareze” nis me fitore…

VIDEO – Vllaznia gjen fitoren e parë në javën e gjashtë të Superiores, “era hungareze” nis me fitore…

Vllaznia e nis me fitore “erën hungareze”. Kuqeblutë kanë siguruar fitoren e parë në Superiore në javën e 6- të saj. Vlen të përmendet se ka qenë një Vllazni më e disiplinuar, më kompakte, sidomos në mbrojtje edhe pse trajneri Lazslo nuk ka patur shumë ditë në dispozicion për të ndryshuar shumëçka.Goli i vetëm i fitores, mban firmën e Edon Murataj në pjesën e parë. Në minutën e 31- të, shfaqet fantastik Edon Murataj, i cili zhbllokon sfidën me një gjuajtje të kalibruar nga distanca, topi përplaset në shtyllë dhe shkon në rrjetë.Pjesa e dytë ka qenë mjaft e ekulibruar, edhe pse në fund Dinamo rezultoi superiore në zotërimin e topit. Këto 3 pikë pritet të kenë ndikim në ecurinë e Superiores, edhe pse vetëm...