VIDEO/ Veprimi i pakuptueshëm i Kilian Mbappe, karton i kuq që “tradhton” Real Madridin dhe i jep titullin Barcelonës

VIDEO/ Veprimi i pakuptueshëm i Kilian Mbappe, karton i kuq që “tradhton” Real Madridin dhe i jep titullin Barcelonës

Kilian Mbappe nuk i ka kënaqur aspak tifozët e Real Madridit në ndeshjen e sotme. Real Madridi po luan ndaj Alaves në kampionat dhe pjesa e parë është mbyllur në shifrat 0-1. Në minutën e 34, Camavinga do të shënonte golin e parë të takimit. Ndërkohë vetëm katër minuta më vonë, Mbappe bën një veprim të pakuptueshëm. Ai godet në këmbë lojtarin kundërshtar dhe pas rishikimit të pamjes me VAR, mori kartonin e kuq. Një “tradhti” për Realin pasi në rast gabimi sot, i jep më shumë mundësi shkëputje për titull Barcelonës. /Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com