VIDEO/ Tirana merr fitore zemre ndaj Laçit, 3 pikë për bardheblutë – Balkanweb.com – News24
Tirana ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Laçit, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0 në përballjen e zhvilluar në Vorë. Heroi i bardhebluve ishte Daci, i cili me golin e tij vendosi fatin e takimit. Bardheblutë kanë arritur të sigurojnë tri pikët në duelin ndaj Laçit, në një ndeshje ku një gol ka bërë diferencën mes dy skuadrave. Tirana, kështu shkon në kuotën e 11 pikëve dhe është në vendin e katërt. Në krahun tjetër, laçjanët janë në pozitën e gjashtë me 7 pikë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
Burimi:
gijotina.com