Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
VIDEO/ Tifozët thirrje për Kombëtaren, mbështetja e kuqezinjve nuk mungon as në Letoni
👁2717
Kombëtarja shqiptare po zhvillon ndeshjen e katërt në Grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, këtë herë në transfertë ndaj Letonisë. Atmosfera në stadiumin e Rigës është mjaft e zjarrtë, me praninë dhe mbështetjen e fortë të tifozëve kuqezi që nuk kanë munguar. Pas himneve zyrtare, stadiumi jehoi nga thirrjet e shqiptarëve për Kombëtaren. Shqipëria synon të rikthehet te fitorja pas barazimit 0-0 me Serbinë, duke kërkuar të forcojë pozitat në grup. Pas tre ndeshjeve të para, skuadra e trajnerit Silvinjo ka arritur të grumbullojë 4 pikë.