VIDEO/ Sulmojnë konviktet në QS të maskuar me shkopinj dhe gurë, studentët: Nuk janë protestues

VIDEO/ Sulmojnë konviktet në QS të maskuar me shkopinj dhe gurë, studentët: Nuk janë protestues

Një incident shqetësues është regjistruar gjatë mbrëmjes në Qytetin Studenti në Tiranë, ku disa persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar një godinë konvikti, duke thyer xhamat me sende të forta. Ngjarja është denoncuar nga studentët rezidentë dhe është përcjellë në redaksinë e SYRI-t, së bashku me pamjet nga vendi i ngjarjes. Sipas dëshmive të studentëve, personat janë shfaqur papritur dhe kanë nisur të godasin xhamat, ndërsa më pas janë dëgjuar edhe ulërima. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por incidenti ka shkaktuar frikë dhe panik te studentët që ndodheshin brenda godinës. Ngjarja ka mbjellë panik dhe frikë të madhe te studentët që ndodheshin brenda konviktit, ndërsa ngrihen dyshime mbi motive provokimi gjatë kësaj nate të tensionuar në kryeqytet.