VIDEO / Sërish tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Tensione dhe përplasje fizike janë regjistruar gjatë protestës së studentëve dhe nxënësve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Protestuesit janë konfrontuar me efektivët e policisë, ndërsa këta të fundit kanë përdorur ujin për të shpërndarë turmën. Situata është tensionuar edhe më tej pas shoqërimit të disa protestuesve nga policia. Ky veprim ka shkaktuar irritimin e pjesëmarrësve të tjerë në tubim, të cilët janë përplasur fizikisht me efektivët në përpjekje për të penguar shoqërimin e tyre. Përplasjet janë zhvilluar në ambientet pranë Ministrisë së Arsimit, ku studentët dhe nxënësit vijojnë protestën. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa nuk ka ende të dhëna të konfirmuara për numrin e personave të shoqëruar apo për të lënduar të mundshëm.
Burimi:
javanews.al