Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës
Një grup delfinësh kanë dhuruar spektakël për turistët dhe pushuesit në bregdetin e Himarës. Pamjet janë ndarë nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale . “Nga bregdeti magjepsës i Himarës, ku natyra dhuron edhe spektaklin e delfinëve”, shkruan Rama. Kujtojmë se nuk është hera e parë që delfinët dhurojnë spektakël në ujërat shqiptare. Pasi numri i tyre në ujërat e detit Jon dhe Adriatik është rritur ndjeshëm vitet e fundit.