VIDEO / Protesta në Tiranë, i vihet zjarri një ndërtese pranë Ministrisë së Arsimit
Një ndërtese të braktisur pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë i është vënë zjarri nga protestuesit, gjatë ditës së tretë të protestave në kryeqytet. Pas përhapjes së flakëve, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij drejt objekteve të tjera. Ndërkohë, efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën e protestuesve nga zona, ndërsa vijonin operacionet për shuarjen e flakëve. Dita e tretë e protestave në Tiranë është shoqëruar sërish me tensione dhe kaos. Protestuesit janë mbledhur në dy raste në rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ku situata është përshkallëzuar. Policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës, në përpjekje për të vënë situatën...
Burimi:
javanews.al