VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës me “dorë të hekurt”, arrestohen 2 shoferë, 2268 gjoba në dy javë…

VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës me “dorë të hekurt”, arrestohen 2 shoferë, 2268 gjoba në dy javë…

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Shkodrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, tejkalojnë normat e shpejtësisë, kryejnë parakalime të gabuara, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo qarkullojnë me xhama të riveshur.Si rezultat i monitorimit, gjatë dy javëve, janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe janë pezulluar 9 leje drejtimi.Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 2268 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:-102 masa për parakalime të gabuara;-37 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;-9 masa për drejtim mjeti nën...