VIDEO/ Përplasja e fortë e lojtarëve të Milanit që krijoi panik, Maignan u largua me barrelë për në spital

VIDEO/ Përplasja e fortë e lojtarëve të Milanit që krijoi panik, Maignan u largua me barrelë për në spital

Momente paniku në sfidën mes Udinese-s dhe Milanit. Mike Maignan dhe Gimenez-i janë përplasur me njëri-tjetrin në përpjekje për të larguar topin. Goditja mes tyre ka qenë mjaft e fortë, teksa të dy lojtarët e Milanit kanë rënë menjëherë përdhe, duke humbur edhe vetëdijen për pak çaste. Mjekët kanë ndërhyrë menjëherë për t’u kujdesur për shëndetin e dy futbollistëve. Maignan e kishte të pamundur të vijonte ndeshjen, teksa u largua me barrelë nga fusha e lojës, për t’u transportuar më pas drejt spitalit. Në orët në vazhdim pritet të mësohen detaje të reja për gjendjen shëndetësore të portierit të Milanit./Sport...
Burimi: Sportekspres.com