VIDEO/ Përmbytje në zonën e Thethit – Mungon edhe energjia elektrike
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në zonën e Thethit. Situata paraqitet më problematike në Fushë-Theth, teksa përmbytjet kanë nisur që mbrëmë. Përveç reshjeve të dendura, uji ka dalë nga kanalet, duke rrezikuar disa banesa, ndërsa mësohet se tek banesa e Ded Dreni ka dëme në bagëti. Përpos kësaj, banorët e Thethit raportojnë edhe probleme me mungesë të energjisë elektrike.
Burimi:
syri.net