VIDEO/ Nuk i ndaloi patrullës së policisë, makina me dy të rinj përfundon në kanal
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në kilometrat e parë të autostradës Durrës-Tiranë, ku një automjet me dy të rinj ka përfunduar në kanalin buzë rrugës. Burime zyrtare nga policia konfirmojnë se automjeti ishte vënë re nga një patrullë pranë Urës së Dajlanit, pasi kishte kryer disa manovra të rrezikshme. Efektivët u kanë bërë thirrje dy të rinjve të ndalonin, por ata nuk i janë bindur urdhrit dhe patrulla u është vënë në ndjekje, deri në momentin kur makina ka përfunduar në kanal. Dy të rinjtë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen verifikimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.
Burimi:
syri.net