Video/ Nuk është “Arena Kombetare” e boksit, por e futbollit, Gurishta godet me grushta Aleksin, Vllaznia humb titullin dhe toruan!

Video/ Nuk është “Arena Kombetare” e boksit, por e futbollit, Gurishta godet me grushta Aleksin, Vllaznia humb titullin dhe toruan!

Ajo që duhej të ishte kurorëzimi i një edicioni të luftuar sportiv dhe festa e vërtetë e “Final Four”, u shndërrua brenda pak minutash në një arenë të shëmtuar gladiatorësh, duke njollosur jo vetëm një ndeshje të cilësuar si finale e parakohshme, por gjithë imazhin e futbollit tonë. Përballja mes Vllaznisë dhe Egnatias nuk ishte thjesht një lojë futbolli, por një betejë nervash për trofeun, një tension i akumuluar që u ndje në çdo centimetër të fushës derisa shpërtheu në mënyrën më të papranueshme të mundshme. Ekuilibri i brishtë i barazimit 1-1 e mbajti ndeshjen në fije të perit dhe të dyja skuadrat nën një presion asfiksues, por ishte minuta e 88-të ajo që hodhi në erë çdo logjikë sportive. Goli i fitores nuk solli...