VIDEO/ Nga debati verbal në sherr fizik, përplasje mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë

VIDEO/ Nga debati verbal në sherr fizik, përplasje mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë

Një incident është regjistruar në Parlamentin e Armenisë, ku deputetët e partisë në pushtet, “Konventa Politike”, dhe përfaqësuesit e opozitës u përplasën, duke shkaktuar ndërprerjen e seancës parlamentare. Incidenti ndodhi gjatë fjalimit të deputetit Taron Chakhoyan, i cili bëri komente kundër opozitës. Pas tyre, ai u përfshi në një konfrontim të ashpër verbal me Narek Karapetyan, kreun e fraksionit “Armenia e Fortë”, ndërsa tensionet në sallë u rritën. Deputetët e opozitës iu afruan foltores ku ndodhej Chakhoyan dhe, brenda pak sekondash, debati u përshkallëzua në sherr fizik. Gjatë përplasjes, një deputet ra përtokë, ndërsa seanca u ndërpre për shkak të tensioneve. Përplasja vijoi edhe në korridoret e parlamentit, ku u kërkua ndërhyrja e personelit të sigurisë. Armenia's parliament briefly turned into Fight Club. First rule:...