(VIDEO) Nëse hedh një bisht cigareje nga makina..Balla: Të shkaktosh zjarr, krim

(VIDEO) Nëse hedh një bisht cigareje nga makina..Balla: Të shkaktosh zjarr, krim

Të shkaktosh zjarr duke shkatërruar pyje e kullota dhe më keq akoma duke rrezikuar banesat dhe jetën e banorëve, është krim i rëndë dhe papërgjegjshmëri e personave që ndërmarrin këto veprime. Kështu shkruan në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Taulant Balla, ku ndër të tjera me anë të një videoje ka treguar edhe çfarë mund të ndodhë në rastet se hedh me dashje apo pa dashje një bisht cigareje nga makina. Postimi i ministrit Balla Hedh me dashje apo pa dashje një bisht cigareje nga makina dhe ja çfarë ndodh më pas…Të shkaktosh zjarr duke shkatërruar pyje e kullota dhe më keq akoma duke rrezikuar banesat dhe jetën e banorëve, është krim i rëndë dhe papërgjegjshmëri e personave që ndërmarrin këto veprime.