VIDEO / Momenti kur persona të maskuar shkulin rrethimin metalik dhe sulmojnë Ministrinë
Studentët janë mbledhur sërish këtë të mërkurë përpara Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta e radhës pas bojkotit të mësimit në disa universitete dhe gjimnaze. Siç shihet nga pamjet, mes protestuesve ndodhet edhe një grup i vogël personash të maskuar, për të cilët nuk është e qartë nëse janë studentë. Ata shihen duke shkulur tabela rrugore dhe kangjella metalike pranë zonës ku po zhvillohet protesta, ndërsa pjesa tjetër e studentëve qëndron e tërhequr, duke protestuar në mënyrë paqësore. Protesta e sotme vjen pas përplasjeve të një dite më parë dhe thirrjeve për bojkot të procesit mësimor në disa institucione arsimore.
Burimi:
javanews.al