VIDEO – Lozha e Madhe e Shqipërisë kremton 15-vjetorin e themelimit, aktivitet solemn jubilar…
Më 14 tetor, bëhen 15 vjet nga themelimi i Lozhës së Madhe të Shqipërisë. Për të përkujtuar këtë ngjarje të rëndësishme, më 10 tetor u zhvilluan në Tiranë punimet solemne të jubileut, me një pjesëmarrje të gjerë masonësh nga Shqipëria dhe bota.Në këtë përvjetor, Lozha e Madhe e Shqipërisë nderoi me titullin “Mjeshtër i Madh Nderi i Lozhës së Madhe të Shqipërisë” themeluesin e saj, Elton Çaçi, dhe ish-Mjeshtrin e Madh, Piro Dode, në vlerësim të kontributit të tyre në krijimin, drejtimin dhe konsolidimin e institucionit. Në fjalën e tij, Mjeshtri i Madh, Aleko Poshnjari, kujtoi bindjen që udhëhoqi themeluesit pesëmbëdhjetë vjet më parë:“A kishte ardhur koha që Shqipëria të kishte Masonerinë e saj të rregullt, sovrane dhe të denjë për t’u ulur mes Lozhave...
Burimi:
sarandanews.com