VIDEO/ Kristjan Asllani shënon super gol në debutim te Al Jazira, shikoni festën e çmendur
Kristjan Asllani ka debutuar me Al Jaziran dhe ka shënuar menjëherë gol. Mesfushori shqiptar u transferua nga Interi në Emiratet e Bashkuara Arabe, në një kalim që e ktheu shumë hapa mbrapa. Sot shqiptari ka hyrë nga stoli në të 65 kundër Shabab Al Ahli dhe arriti të shënonte golin e tretë të takimit. Një gol që u shënua në trekëndësh, duke mos i lënë asnjë shans portierit kundërshtar për të reaguar, ndërsa festa ishte e cmendur. /Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com