VIDEO/ Kreu i AMP takim me ambasadoren e Izraelit, Galit Peleg: Fokus te integriteti dhe forcimi i bashkëpunimit
Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose, priti në ambientet e AMP-së Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, me të cilën zhvilloi një takim të fokusuar te situata aktuale, sfidat e institucionit dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit. Gjatë bisedës u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në drejtim të forcimit të mekanizmave të integritetit dhe rritjes së efektivitetit të strukturave që mbikëqyrin veprimtarinë policore. Ambasadorja Galit Peleg shprehu gatishmërinë për të mbështetur bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, përmes shkëmbimit të eksperiencave, njohurive dhe praktikave të mira në fushën e integritetit institucional. Takimi mes drejtuesit të AMP-së dhe përfaqësueses diplomatike të Izraelit u zhvillua në kuadër të interesit të përbashkët për forcimin e standardeve institucionale dhe të bashkëpunimit në fushën e...
Burimi:
kohajone.com