VIDEO/ Kaos pas finales së Botërorit të Klubeve, goditi sulmuesin e Chelsea, Luis Enrique thyen heshtjen

VIDEO/ Kaos pas finales së Botërorit të Klubeve, goditi sulmuesin e Chelsea, Luis Enrique thyen heshtjen

Finalja e Botërorit të Klubeve përfundoi me përplasje të ashpra mes Chelsea dhe Paris Saint-Germain, pas fitores 3-0 të londinezëve. Ndeshja u shoqërua me tensione pas vërshëllimës përfundimtare, ku trajneri i PSG-së, Luis Enrique, u përfshi në një incident fizik me sulmuesin e ri të Chelseat, Joao Pedro. Pamjet tregojnë Enriquen duke tentuar të përmbahet nga stafi i tij, ndërsa më pas godet dy herë në fytyrë Pedro-n, i cili përfundon në tokë. Edhe portieri Gianluigi Donnarumma u përfshi, duke u përballur agresivisht me lojtarët e Chelseat. Megjithatë, pas ndeshjes, Enrique mohoi se kishte qëllim të godiste ndokënd. Ai deklaroi: “Në fund të ndeshjes ndodhi një situatë që ishte krejtësisht e shmangshme nga të gjithë. Qëllimi im ishte të ndaja lojtarët, për të shmangur përshkallëzimin....