Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Jasir Asani shënon para ndeshjes me Serbinë, ka edhe një telefonatë në festim
👁4213
Jasir Asani është rikthyer te goli me Gwangju. Futbollisti shqiptar ka shënuar në barazimin 1-1 në transfertë ndaj Daegut. Një gol nga 11 metrat nga ana e Asanit, që nuk i la asnjë shans të vetëm portierit për reagim. Menjëherë në festimin e golit, Asani kishte dhe një mesazh për të dhënë. Jasiri improvizoi një telefonatë, që i drejtohej dikujt, ndërsa me këtë gol të shënuar rikthehet në Shqipëri për t’u përgatitur për Serbinë në gjendje më të mirë psikologjike dhe i çliruar nga mungesa e golit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/