VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!
Gazetari Esido Barkaj ka reaguar ashpër ndaj sulmeve dhe kërcënimeve që, sipas tij, gazetarët po përballen gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka denoncuar sjelljen e disa protestuesve, të cilët i akuzon se fyejnë dhe provokojnë përfaqësuesit e medias, për të ndezur më pas kamerat dhe për t’u paraqitur si viktima. “Kjo video tregon vetëm gjysmën e së vërtetës. Pjesa tjetër është ajo që nuk duan ta shohë askush”, shkruan Barkaj, duke iu referuar një incidenti me një protestuese. Sipas gazetarit, vajza në fjalë kishte fyer fillimisht kolegen e tij, Sara A. Demushi, dhe më pas edhe atë vetë, pasi kishte ndërhyrë në mbrojtje të saj. “Ne nuk e kemi detyrë të marrim leje nga protestuesit...
Burimi:
javanews.al