Video e studentëve të arrestuar, reagon Policia: Janë në momentin e neutralizimit në flagrancë
Një video e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen disa protestues të neutralizuar nga policia në një ambient të mbyllur, ka sjellë reagimin e Policisë së Tiranës. Përmes një njoftimi zyrtar, uniformat blu kanë sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe vendin ku janë filmuar personat. Sipas policisë, ata nuk ndodheshin në dhomat e shoqërimit të komisariateve apo në ambientet e bllokut të sigurisë. Pamjet tregojnë momentin e parë të neutralizimit të tyre në flagrancë nga shërbimet e policisë. Autoritetet pretendojnë se personat po tentonin të hynin në një institucion shtetëror dhe po sulmonin efektivët. Pas ndërhyrjes, ata janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. REAGIM I DREJTORISË VENDORE TË POLICISË TIRANË Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, Policia e Tiranës sqaron...
Burimi:
javanews.al