Video e rreme me mjekun Flamur Topi, AMA paralajmëron: Reklama manipulese, rrezikohen të dhënat bankare

Video e rreme me mjekun Flamur Topi, AMA paralajmëron: Reklama manipulese, rrezikohen të dhënat bankare

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) paralajmëron për video të manipuluara me inteligjencë artificiale që po qarkullojnë në Facebook, ku përdoren pa leje imazhi dhe zëri i mjekut të njohur Flamur Topi. Videot përdorin fragmente nga emisioni i mëparshëm “Trupi dhe shëndeti”, transmetuar në RTSH, të cilat janë manipuluar për të krijuar përshtypjen se mjeku rekomandon produkte të caktuara shëndetësore AMA paralajmëron se këto reklama mund t’i drejtojnë qytetarët drejt faqeve mashtruese, ku rrezikojnë të japin të dhënat personale dhe bankare. Autoriteti u bën thirrje qytetarëve të mos u besojnë verbërisht reklamave që premtojnë shërimin e sëmundjeve, të mos klikojnë lidhje të dyshimta dhe të mos ndajnë të dhëna bankare. Përmbajtjet e manipuluara mund të raportohen edhe pranë AMA-s. Reagimi i Autoritetit të Mediave Audiovizive: 🚨...