VIDEO – Deputetja e pavarur e Shkodrës në fokusin e mediave ndërkombëtare, Marjana Koçeku në CNN…

VIDEO – Deputetja e pavarur e Shkodrës në fokusin e mediave ndërkombëtare, Marjana Koçeku në CNN…

Deputetja e pavarur e Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësuese e Qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, ishte e ftuar në CNN International, në një intervistë me Christiane Amanpour, një prej figurave më të njohura dhe më me ndikim të gazetarisë ndërkombëtare, dhe Catherine Bennhold, gazetare e prestigjiozes The New York Times.Intervista, e zhvilluar në kuadër të programit të njohur ndërkombëtar të Amanpour, trajtoi valën e protestave studentore dhe të të rinjve, duke i kushtuar vëmendje edhe zhvillimeve të fundit në Shqipëri.Koçeku solli në vëmendjen e publikut ndërkombëtar protestat që po zhvillohen në vend, kërkesat e të rinjve dhe domosdoshmërinë që institucionet shqiptare t’u përgjigjen me seriozitet shqetësimeve të tyre.Deputetja e pavarur, e cila u largua nga Partia Socialiste gjatë verës së këtij viti për t’iu bashkuar protestave...